Huawei sjell variantin e ri të Enjoy 7 Plus me 4GB RAM

Mobile

Huawei sjell variantin e ri të Enjoy 7 Plus me 4GB RAM

Më: 24 prill 2017 Në ora: 01:22
Huawei

Më 10 prill, Huawei lansoni telefonin e saj të ri, Enjoy 7 Plus. Veçoritë e këtij modeli përfshijnë ekranin e madh prej 5,5 inçësh me 720p në Snapdragon 435 SoC, i cili çiftëzohet me 3 GB RAM dhe 32 GB memorie në bord.

Por sot, kompania kineze ka nxjerr në treg edhe variantin e ri të Enjoy 7 Plus. Këtë herë me saktësisht me të njëjtat specifika përveç dallimeve që përfshijnë 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme.

Të dy variantet e këtij telefoni ofrojnë 12 MP në anën e pasme dhe 8MP në pjesën frontale, si dhe sensorin e gishtave që thuhet se hapet për 0.2 sekonda. Ky version mund të blihet për rreth 250 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat