ZTE lanson Max 3 në SHBA

Mobile

ZTE lanson Max 3 në SHBA

Më: 26 prill 2017 Në ora: 06:02
Foto ilustrim

ZTE ka lansuar një telefon të ri në tregun e SHBA-ve. I titulluar Blade MAX 3, telefoni është i fuqizuar nga procesori Snapdragon 625 dhe ka ekran Full HD prej 6 inçëve. RAM memoria ka kapacitet prej 2GB ndërsa hapësira ruajtëse vjen me 16GB.

Pajisja vjen me pakon e kamerës dyshe prej 13M dhe 5MP. Sistemi operativ me të cilin funksionon pajisja është Android Marshmallow ndërsa bateria vjen me 4,000 mAh.

Mundësitë e lidhjeve përfshijnë USB Type C, WiFi 802.11 dhe Bluetooth 4.2. Thuhet se telefoni ka të integruar edhe sensorin për gjurmët e gishtërinjëve.

Për momentin, çmimi me zbritje për këtë produkt në tregun amerikan është 199.99 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat