Google Pixel sjell Snapdragon 835 në modelin e ri të Pixel

Mobile

Google Pixel sjell Snapdragon 835 në modelin e ri të Pixel

Më: 26 prill 2017 Në ora: 06:14
Foto ilustrim

Edhepse nuk është diçka e papritur, sot është kuptuar se të gjithë telefonat e ri të Google do të fuqizohen nga procesorët e Qualcomm, Snapdragon 835.

Duke konsideruar që prodhuesi i këtyre procesorëve ende nuk ka prezantuar linjën e re dhe pasuese të 835, është e besueshme që Pixel do të kenë çipat në fjalë.

Sikurse bëhet e ditur, këtë vit do të ketë jo dy port re modele të ndryshme Pixel.

Një pajisje me nofkën “Muskie” pritet të jetë modeli zëvendësues i Pixel, përderisa Pixel XL tani njihet si Ëalleye.

Pajisja e tretë, e titulluar Taimen është poashtu duke u ndërtuar. Disa spekulojnë që kjo pajisje do të jetë pasardhësi i Motorola Nexus 6.  Për më shumë, thuhet se pajisja në fjalë do të jetë tableti i parë nga Google që nga Pixel C, që është lansuar në 2015.

Sipas spekulimeve të kaluara, HTC do të prodhoj Pixel pajisjet e këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat