Apple pret që ekrani i iPhone 8 të jetë më i mirë se Galaxy 8

Mobile

Apple pret që ekrani i iPhone 8 të jetë më i mirë se Galaxy 8

Më: 26 prill 2017 Në ora: 12:27
iPhone

Telefoni Samsung Galaxy S8 me siguri se do të përballet me konkurrencë në vjeshtë kur pritet të dalë iPhone 8.

Tim Cook dhe kompania e tij po punojnë  për zhvillimin e telefonit të ri, i cili do të jetë konkurrenti më i madh i prodhuesit jugkorean. Siç thuhet në një kumtesë të analistit të UBI Research Jang Hjun-jun, Apple planifikon të tejkalojë Samsung duke sjellë ekrane më të mira OLED për telefonin e ardhshëm iPhone.

Mediat jugkoreane në raporte të ndara theksojnë se Samsung sigurisht do të prodhojë dhe do të furnizojë me panele display për telefonat e Apple, ndërsa për të siguruar që gjithçka të kalojë mirë, Samsung ka angazhuar kompani të shumta nga Koreja Jugore si Interflex, BH dhe Samsung Electro-Mechanics.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat