Njihuni me specifikat e telefonave të ri Moto E4 dhe E4 Plus

Mobile

Njihuni me specifikat e telefonave të ri Moto E4 dhe E4 Plus

Më: 27 prill 2017 Në ora: 13:40
Moto E4 dhe E4 Plus

Ka kohë që kemi parë informacione të ndryshme lidhur me telefonat e ardhshëm Moto E4 dhe E4 Plus, të cilët vijnë si pasues të modelit të vitit të kaluar Moto E3. Tash janë paraqitur edhe specifikat e plota të këtyre pajisjeve, si dhe çmimi i tyre në tregun evropian.

Moto E4 ka ekran 5 inç me rezolucion 720p LCD, kamerë kryesore prej 8 MP dhe bateri prej 2800 mAh. Telefoni ka çip-set MediaTek MT6737M ,i cili vjen me procesor me katër bërthama 1.3 GHz Cortex-A53, 2 GB RAM, 16 GB memorie të brendshme, lidhje 4G LTE, Bluetooth 4.2, NFC, Wi-Fi 802.11n dhe GPS.

Telefoni vjen me sistemin operativ Android 7.1.1 Nougat. Moto E4 në Evropë do të kushtojë 150 euro.

Moto E4 Plus vjen me kamerë 13 MP, derisa bateria ka kapacitet më të madh prej 5000 mAh. Telefoni ka ekran 5,5 inç dhe rezolucion 720p, 3 GB RAM. Çmimi i tij në tregun evropian është 190 euro.

Ndryshe, seria e re E nuk shërben vetëm për zëvendësimin e pajisjes së vitit të kaluar E3, por edhe për zëvendësimin e G4 Play.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat