Huawei zyrtarisht lider në Kinë

Mobile

Huawei zyrtarisht lider në Kinë

Më: 28 prill 2017 Në ora: 02:20
Huawei

Huawei merr sërish rolin kryesor në tregun më të madh të telefonave në botë. Shitjet e kompanisë në vendlindjen e tyre, Kinën, kanë arritur në 21 milionë njësi në tre muajt e parë të këtij viti, duke arritur në 18 për qind të tregut.

Kështu, Huawei ka tejkaluar Oppo të cilët u rivendosën në vend të dytë me 20 milionë shitje.

Vivo zë vendin e tretë për këtë periudhë me 15 për qind të tregut apo 17 milionë njësi të shitura. Të tre prodhuesit së bashku kanë mbi 50 për qind të tregut që tregon se tregu kinez po forcohet.

Në vend të katërt gjendet Apple, ndërsa pozitën e pestë e merr Xiaomi me 9 milionë pajisje të shitura. Xiaomi ka pësuar rënie të lartë, nga pozita e tretë të cilët e ka psoeduar në vitin e kaluar.

Sipas Canalys, një total prej 114 milionë telefona janë shitur gjithsej në çerekun e parë të vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat