Motorola vjen me Moto E4 dhe E4 Plus, me bateri gjigante

Mobile

Motorola vjen me Moto E4 dhe E4 Plus, me bateri gjigante

Më: 28 prill 2017 Në ora: 02:22
Moto E4 Plus do të ketë një bateri gjigante, të tillë që mund të përdoret deri në dy ditë, ose më shumë.

Kohën e fundit kanë qarkulluar spekulime të ndryshme mbi gjeneratën e re të telefonave Moto E nga Motorola. Në rast se nuk e dini, kjo është një linjë e lirë nga kompania në pronësi të Lenovo, kështu që specifikat nuk janë të jashtëzakonshme.

Megjithatë, si duket Moto E4 Plus do të ketë një bateri gjigante, të tillë që mund të përdoret deri në dy ditë, ose më shumë.

Sipas një raporti të ri, Moto E4 do të ketë ekran HD prej 5 inç dhe bateri sikurse të paraardhësit, me 2,800 mAh kapacitet. Mund të ketë poashtu edhe RAM memorie prej 2GB dhe hapësirë prej 16GB.

E4 Plus pritet të ketë ekran më të madh prej 5.5 inç poashtu në HD dhe bateri masive prej 5,000 mAh. Të dy pajisjet do të kenë kamerën frontale prej 5MP dhe dy kamerat dytësore prej 8MP dhe 13MP. Ende nuk dihet koha e lansimit apo çmimi i saktë i këtyre telefonave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat