Miliona përdorues të Androidit shkarkuan këtë virus

Mobile

Miliona përdorues të Androidit shkarkuan këtë virus

Më: 28 prill 2017 Në ora: 09:52
Galaxy note

Pronarët e telefonave androidë janë paralajmëruar që një “malware” i quajtur FalseGuide është shkarkuar në dy milionë celularë.

Ky softuer i rrezikshëm është fshehur brenda një numri aplikacionesh në Google Play mes 2016-2017. Aplikacioni u shfaq si udhërrefyes për lojërat tjera Android, dhe u prezantuan nën emrat e zhvilluesëve të rrejshëm “Sergei Vernik” dhe “Nikolai Zalupkin”, shkruan The Telegraph.

Ekspertët e Sigurisë paralajmëruan se FalseGuide nuk mund të hiqet në momentin që infektohet telefoni, dhe ata që kanë rënë viktimë e këtij ‘malware’ janë bombarduar me reklamime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat