Telefonat më të shitur në tremujorin e parë

Mobile

Telefonat më të shitur në tremujorin e parë

Më: 11 maj 2017 Në ora: 14:32
Ilustrim

Strategy Analytics në raportin më të ri ka njoftuar se iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus janë telefonat më të shitur në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas këtij raporti, gjatë të njëjtë periudhë janë shitur gjithsej 353 milionë telefona të mençur. Nga shifra e përgjithshme, 21,5 milionë janë iPhone 7, derisa 17,4 milionë janë iPhone 7 Plus.

Sipas këtyre shifrave, iPhone 7 përbën 6,1 për qind të dërgesave në tremujorin e parë, derisa iPhone 7 Plus përbën 4,9 për qind.

Në vendin e tretë renditet Oppo R9s, derisa modelet e Samsung të modelit të klasës së mesme Galaxy J3 dhe Galaxy J5 (2016) janë në pozitat katër dhe pesë.

Këto shifra nuk janë befasuese duke pasur parasysh se Apple ka bërë të ditur se ka shitur gjithsej 50,8 milionë telefona në tremujorin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat