Oppo me telefonin më të shitur në Android për tre muajt e parë të vitit!

Mobile

Oppo me telefonin më të shitur në Android për tre muajt e parë të vitit!

Më: 12 maj 2017 Në ora: 06:12
Oppo

Telefoni më i shitur Android për periudhën tremujore të parë të këtij viti nuk është një telefon nga Samsung, por është R9 nga Oppo.

Për më shumë, Oppo është duke e shitur zyrtarisht R9 vetëm në disa tregje të caktuara, që e bën arritjen e shitjeve të 8.9 milionë njësive edhe më mbreslënëse.

Në përgjithësi, R9 është në vendin e tretë të telefonave më të famshëm për këtë periudhë, përderisa iPhone 7 është në vend të parë, pasuar nga iPhone 7 Plus me vendin e dytë.

iPhone 7 është shitur në 21.5 milionë njësi, ndërsa iPhone 7 Plus është dërguar në 17.4 milionë njësi. Megjithatë, këto dy pajisje mund të gjenden në shumicën e vendeve të botës, ndërsa Oppo R9 nuk është po aq i përhapur.

Në vend të katërt gjendet Galaxy J3 me 6.1 milionë shitje ndërsa në vend të pestë ndodhet J5, duke përmbyllur listën Top 5, me 5 milionë njësi të shitura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat