Publikohet Samsung Z4 me platformën Tizen 3.0

Mobile

Publikohet Samsung Z4 me platformën Tizen 3.0

Më: 13 maj 2017 Në ora: 17:40
Samsung Z4

Ata për të cilët është i nevojshëm një pajisje funksionale, Samsung sjell telefonin e ri Z4.

Samsung Z4 fokusohet në lehtësimin e përdorimit dhe rrjeteve shoqërore, ndërsa ofron sistemin operativ Tizen. 

Telefoni ka ekran 4.5 inç me rezolucion bazike prej 800 x 480 piksel. Ai është i pajisur me harduer të thjeshtë, i cili përfshin procesorin me katër bërthamë  1.5GHz, 1GB RAM dhe softueri Tizen, transmeton KosovaPress. 

Kamera për selfi është 5MP, ndërsa ajo kryesorja ka sensor 5MP. Funksioni video-flip mundëson që të dyja kamerat të punojnë në tandem, duke iu mundësuar xhirimit të të dyja kamerave me një klip. Aty është edhe kontrolli për lëvizjen e kamerës, si dhe për gjithë telefonin. Video dhe fotografitë mund të ngarkohen përmes Wi-Fi (2.4GHz b/g/n) ose LTE Cat.

Samsung Z4 fillimisht do të jetë në tregun e Indisë, ndërsa më vonë në rajonet tjera. Çmimi i telefonit ende nuk dihet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat