Galaxy Note 7R certifikohet për Bluetooth

Mobile

Galaxy Note 7R certifikohet për Bluetooth

Më: 15 maj 2017 Në ora: 15:27
Galaxy Note 7R

Samsung ka ri-lansuar telefonin e tyre Galaxy Note 7 si Galaxy Note 7R, dhe pajisja tani ka marrë çertifikimin për Bluetooth.

Galaxy Note 7R do të lansohet në disa shtete të ndryshme, megjithatë, deri tani dihet vetëm për debutimin në Kinë dhe Korenë Jugore.

Kjo pajisje është version i ripërtrirë i Galaxy Note 7 që është tërhequr nga tregu për shkak të disa njësive të cilat kanë marrë flakë.

Samsung ka vendosur një bateri më të vogël, prej 3,200 mAh, në Note 7R, përderisa Note 7 origjinal kishte bateri prej 3,500 mAh. Specifikat tjera të pajisjes pritet të jenë të njejta.

Këto specifika përfshijnë ekranin me 5.7 inç, Quad HD dhe rezolucion prej 2560×1440 pikselëve, së bashku me procesorin Exynos 8990.

Pajisja vjen me RAM memorie prej 4GB dhe hapësirën ruajtëse prej 64GB, katrelën microSD, kamerën frontale prej 5MP dhe kamerën e pasme me 12MP.

Samsung planifikon të shes Note 7R rreth 250 dollarë më lirë se pajisja origjinale. Çmimi total në Korenë Jugore pritet të jetë 620 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat