Samsung publikon shifrat zyrtare rreth shitjes së Samsung Galaxy S8

Mobile

Samsung publikon shifrat zyrtare rreth shitjes së Samsung Galaxy S8

Më: 16 maj 2017 Në ora: 20:15
Samsung Galaxy S8

Telefoni më i ri Samsung Galaxy S8, i cili është lëshuar në shitje më 21 prill, tashmë ka bërë kthesë në shitje.

Telefoni është shitur në pesë milionë njësi deri më tash. Këtë informacion e ka zbuluar të martën kompania jug-koreane.

“Edhe pse nuk mund të ofrojmë detaje, shitja po shkon mirë në gjithë botën”, thanë zyrtarë të Samsungut, duke shtuar se shitja e kombinuar e telefonave S8 dhe Samsung Galaxy S8+ ka tejkaluar shifrën prej pesë milionë njësi.

Edhe pse ky telefon tashmë ndodhet në shitje në tregjet kryesore,  Samsung ka porositur se deri në fund të majit do të gjendet në shitje në gjithsej 120 shtete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat