Gjenerata e ardhshme e telefonave LG do të ketë ekrane OLED

Mobile

Gjenerata e ardhshme e telefonave LG do të ketë ekrane OLED

Më: 17 maj 2017 Në ora: 13:19
Telefona LG

Kompania LG planifikon që në gjeneratën e ardhshme të pajisjeve të tyre premium të zëvendësojë ekranet LCD me ata OLED, transmeton Korea Herald.

Teknologjia OLED do të implementohet në modelin V30 dhe e njëjta mund të ndodhë edhe në G7, transmeton KosovaPress.  Ky lloj ekrani ofron ngjyra të gjalla dhe ngjyrë të zezë më të ekspozuar nga ekranet klasike LCD, të cilët aktualisht janë në pajisjet mobile të Apple, HTC dhe LG.

Në internet për një kohë ka pasur raportime se ekrani OLED mund të paraqitet te gjenerata e ardhshme e iPhone, e cila do të prezantohet në shtator.

Google, po ashtu, përdor ekran OLED në telefonin e tij të mençur Pixel, të cilin e prodhon kompania HTC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat