HTC U11 do të bëhet me dy përditësime të mëdha Android

Mobile

HTC U11 do të bëhet me dy përditësime të mëdha Android

Më: 20 maj 2017 Në ora: 13:17
HTC U11

Problemi me telefonat Android mund të jetë arsyeja pse prodhuesit nuk kanë plan të qartë të renditjes së publikimeve, dhe në këtë mënyrë duket se ndonjëherë telefonat e vjetër mbeten në harresë.

Por, nëse dëshironi telefon të ri, i cili është në linjë me përditësimet e reja të Android në periudhën e ardhshme, atëherë HTC U11 është i vlefshëm për t’u shqyrtuar.

Telefoni është prezantuar kohë më parë dhe ka arritur me platformën e përditësuar Android Nougat, por siç thotë TrustedReviews, HTC garanton se pajisja do të ketë edhe të paktën dy përditësime të mëdha Android.

Telefoni do të ketë përditësimin e versionit më të ri të platformës Android O, por edhe të Android P, të cilët priten të vijnë vitin e ardhshëm.

Konfirmimi për përditësime ka arritur nga zyrtarë të lartë të njësisë për telefona HTC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat