Javën tjetër vjen telefoni Mi Max 2

Mobile

Javën tjetër vjen telefoni Mi Max 2

Më: 20 maj 2017 Në ora: 16:48
Mi Max 2

Kompania Xiaomi do të prezantojë javën e ardhshme pasuesin e modelit të vitit të kaluar Mi Max, i cili në treg do të vijë me emrin Mi Max 2.

Sipas banerit në faqen zyrtare të kompanisë thuhet se ngjarja kryesore do të mbahet më 25 maj. Informacione tjera për pajisjen tash për tash nuk ka.

Mi Max 2 pritet të ketë ekran 6,0 inç në krahasim me modelin paraprak që kishte ekran prej 6,44 inç. Rezolucioni mbetet i njëjtë –1.920 x 1.080 piksel.

Edhe këtë vit priten dy modele me memorie shtesë. Modeli bazik do të ketë 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme, ndërsa modeli Prime 6 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme. 

Modelet do të kenë procesor Snapdragon 625, përkatësisht Snapdragon 660, transmeton KosovaPress. Kamera e pasme do të ketë rezolucion 12 MP, ndërsa ajo për selfie 5 MP. Mi Max 2 pritet të ketë bateri më të madhe (5.000 mAh) dhe do të ketë sistemin e ri operativ Android Nougat 7.1.1. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat