LG paralajmëron telefonin X venture për kushte ekstreme

Mobile

LG paralajmëron telefonin X venture për kushte ekstreme

Më: 23 maj 2017 Në ora: 14:07
Kompania LG

Kompania LG ka paralajmëruar X venture, telefoni i dytë në serinë X për vitin 2017.

LG X venture është i krijuar nga materiale rezistuese për kushte ekstreme dhe ka certifikatën IP68 të rezistencës në ujë dhe pluhur, si dhe certifikatën e rezistencës 14 MIL-STD 810G kundër temperaturave ekstreme, goditjeve dhe pluhurit, transmeton KosovaPress.

Telefoni ka ekran 5,2 inç, sistem operativ Android 7.0 Nougat, çip Snapdragon 435 me 2 GB RAM dhe 32 GB memorie të brendshme, si dhe bateri prej 4100mAh, e cila mbushet për vetëm 48 minuta përmes sistemit të mbushjes Quick Charge 2.0.

Kamera kryesore ka 16 megapiksel derisa kamera për selfi ka 5 MP.

LG X venture vjen me tastierën QuickButton, e cila hap aplikacionin e ri të LG-së Outdoor Essentials. Aplikacioni ka barometrin, kompasin, informacionet për kohën, blicin dhe shumë të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat