Windows Phone me funksione të reja

Mobile

Windows Phone me funksione të reja

Më: 24 maj 2017 Në ora: 17:07
Windows Phone

Windows Phone shpesh është përshkruar si platformë e vdekur kryesisht për shkak të strategjisë së Microsoft që të mos prononcohen lidhur me planet e tyre të ardhshme.

Duket se Microsoft po punon në disa funksione të reja në frontin mobil, edhe pse kjo nuk ishte ajo që ishte pritur nga shumica e përdoruesve.

Brendon LeBlank nga Microsoft në Twitter ka zbuluar se bëhet fjalë për disa funksione të reja për përdorues të biznesit dhe se këto funksione do të paraqiten më vonë gjatë kësaj vere.

Megjithatë, ai nuk ka dashur që të zbulojë detaje konkrete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat