Moto G5S Plus shihet në foto

Mobile

Moto G5S Plus shihet në foto

Më: 25 maj 2017 Në ora: 06:25
Moto G5S Plus

Pas Motorola Moto G5S, tashmë varianti i pajisjes Plus ka rrjedhur gjithashtu. Imazhet e zbuluara tregojnë se telefoni përmban një dizajn mjaft të ngjashëm me G5S, me konfigurimin e dyfishtë të kamerës së pasme që është një nga përparësitë kryesore.

Kjo nuk është hera e parë që po dëgjojmë për Moto G5S Plus – një prezantim i shfaqur kohët e fundit zbuloi detaje si kamerat e pasme ‘dual’ dhe ekranin Full HD me 5.5 inç për telefonin. Megjithatë, kjo është hera e parë që ne po shohim telefonin në foto.

Rrjedhja e re gjithashtu zbulon disa detaje të tjera si CPU-ja okta-core, Android Nougat, dhe trupi i plotë metalik. Ekziston edhe një sensor i montuar i gjurmëve të gishtit dhe 3.5mm porti për kufje. Opsionet e ngjyrave përfshijnë ari, gri dhe argjendtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat