Befasia e madhe: Telefoni më i adhuruar nuk është iPhone 7

Mobile

Befasia e madhe: Telefoni më i adhuruar nuk është iPhone 7

Më: 25 maj 2017 Në ora: 22:12
iPhone 7

Rezultatet e fundit të publikuara të anketës për kënaqshmërinë e blerësve amerikanë me shërbimet që ofrojnë telefonat e mençur (ACSI) tregojnë se pajisja më e adhuruar mobile është iPhone SE.

Duket se këto rezultate nuk iu shkojnë përshtati prodhuesve të telefonave mobil, të cilët angazhohen që të prodhojnë pajisje me ekrane sa më të mëdha.

Arsyeja e cila ka ndikuar në këtë rezultat të anketës, ende nuk dihet, por ekspertët mendojnë se blerësit në gjithë botën i ka tërhequr dizajni i iPhone SE.  Pajisja ka marrë 87 nga 100 pikë të mundshme, duke arritur fitore ndaj modeleve të shumta premium si iPhone 7 Plus, Samsung Galaxy S7 dhe Note 5.

Hulumtimi po ashtu ka treguar se blerësit më të kënaqur janë me prodhimet e kompanisë Apple. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat