Oukitel K10000 Pro, telefoni me bateri super të fuqishme

Mobile

Oukitel K10000 Pro, telefoni me bateri super të fuqishme

Më: 26 maj 2017 Në ora: 21:01
Oukitel K10000

Seria K e popullarizuar e telefonave sapo është bërë me anëtarin e saj më të ri.

K10000 Pro është telefoni, i cili vjen me bateri jashtëzakonisht të madhe, apo më saktë 10100mAh, transmeton KosovaPress.

Oukitel nuk ka zbuluar kohëzgjatjen e baterisë me një mbushje, por mendohet se ky është telefoni me kohëzgjatjen më të madhe të baterisë. Me telefon vjen edhe mbushësi i shpejtë, derisa detaje tjera nuk janë bërë të ditura.

Telefoni ka ekran 5.5 inç 1080p me xham Gorilla Glass, MediaTek MT6750T me procesor prej tetë bërthamash @1.5GHz, 3GB LPDDR3 RAM dhe 32GB memorie të brendshme. Pajisja ka kamerën kryesore prej 13MP, derisa kamera për selfi është 5MP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat