Themeluesi i Android premton diçka të madhe?

Mobile

Themeluesi i Android premton diçka të madhe?

Më: 27 maj 2017 Në ora: 08:35
Android Andy Rubin

Bashkëthemeluesi i Android Andy Rubin ka punuar në një telefon të ri përmes një kompanie të quajtur Essential. Në janar një raport shfaqi disa detaje në lidhje me të, dhe pastaj në mars Rubin vetë postoi imazhin promovues të cilin ju mund të shihni më lartë, duke konfirmuar ekzistencën e telefonit gati pa korniza.

Sot Essential ka postuar në Twitter për herë të parë, dhe siç mund ta shihni është premtuar “diçka e madhe” për 30 Maj. Natyrisht ne jemi duke menduar se mund të jetë data zyrtare e zbulimit për këtë telefon, por mbani në mend se ka një shans që do të jetë diçka tjetër tërësisht. Është e mundur të zhvillohen më shumë produkte sesa një.

Telefoni Essential pritet të jetë pajisje premium, me një sistem modular të integruar. Kjo do të funksionojë nëpërmjet një lidhësi magnetik i cili gjithashtu mund të mbushë baterinë. Modulet e palëve të treta janë në zhvillim, ndërsa vetë Essential është duke punuar në një kamerë sferike që kap imazhe me rezolucion të lartë prej 360 gradësh.

Ekrani i celularit mund të jetë më i madh se paneli prej 5,5 “në iPhone 7 Plus, i ndërtuar prej një kornize metalike dhe një pjese qeramike në anën e pasme, duke e bërë këtë produkt shumë të ngjashëm (të paktën në teori) me Mi-Mixin mbresëlënës të Xiaomit. Çmimi pritet të jetë në përputhje me atë që Apple dhe Google kërkojnë për telefonat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat