Galaxy Note 8 vjen në fund të gushtit

Mobile

Galaxy Note 8 vjen në fund të gushtit

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 17:17
Galaxy Note 8

Samsung nuk po ngadalëson me prezantimin e telefonave këtë vit dhe ajo që neve na pret është fableti më i ri Galaxy Note8.

Raportet më të reja flasin se Note8 do të prezantohet kah fundi i gushtit.

Informacioni vjen nga The Korea Herald. Disa modele të mëhershme Galaxy Note po ashtu janë prezantuar gjatë gushtit: Note5 ka arritur më 13 gusht 2015, ndërsa në shitje doli më 21 gusht, derisa Note7 u prezantua me 2 gusht të vitit të kaluar.

Galaxy Note8 do të ketë ekran 6.3 inç, pa korniza rreth ekranit, kamerë të dyfishtë 12MP dhe 13MP. Nën xham nga ana e përparme ndodhet sensori për skanimin e gishtërinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat