Huawei sjell telefonin Y7 Prime

Mobile

Huawei sjell telefonin Y7 Prime

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 17:34
Huawei

Huawei zyrtarisht ka publikuar telefonin e ri Y7 Prime, i cili është pasues i modelit të vitit të kaluar Y6 Prime.

Telefoni i mençur në tregjet në zhvillim do të dalë me çmim rreth 240 dollarësh, transmeton KosovaPress. Modeli i ri vjen me shtëpizën alumin, e cila i jep pamje premium. Aty është ekrani i madh IPS me xham 2.5D, si dhe bateria e madhe  4000mAh. 

Huawei Y7 Prime punon me procesorin  Snapdragon 435, ka 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të memories, kamerë 12MP dhe kamerë për selfi 8MP. Për mbështetje të softuerit përdoret Android 7.0 Nougat me interfejs EMUI 5.1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat