Oppo prezantoi modelet R11 dhe R11 Plus me sistem kamerash duale

Mobile

Oppo prezantoi modelet R11 dhe R11 Plus me sistem kamerash duale

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 01:18
Oppo

Më 5 Qershor prodhuesi i njohur Kinez i telefonëve Oppo zbuloi detajet e modeleve R11 dhe R11 Plus. Ndërsa sot kompania prezantoi zyrtarisht të dy telefonë.

Oppo R11 ka një ekran 6 inç AMOLED 1080p dhe bateri gjigandeske prej 4,000 mAh. Kështu modeli Plus lë në hije modelin origjinal R11 me ekran 5.5 inç dhe bateri 3,000 mAh.

Kamera e dyfishtë është edhe vendi ku fillon argëtimi. Sensori 16 megapiksel me hapje f/1.7 ndihuar nga një kamër 20 megapiksel dytësore ofron një eksperiencë të pakrahasueshme.

Ato përdorin sensorët Sony IMX398 dhe IMX350. Nëpërmjet tyre përdoruesit mund të regjistrojnë video 4K. Në pjesën frontale gjendet një kamër 20 megapiksel selfie me efekte bokeh.

E gjitha kjo është e zhytur në një trup të unifikuar metalik. Telefoni është vetëm 7.8 mm i trashë dhe peshon 188 gram. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat