Fillojnë paraporositë e OnePlus 5 ende pa u lansuar

Mobile

Fillojnë paraporositë e OnePlus 5 ende pa u lansuar

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 05:33
OnePlus 5

OnePlus 5 është një nga pajisjet më të pritura këtë muaj. Ajo do të zbulohet më 20 qershor në një ngjarje në internet dhe do të godasë dyqanet më 22 qershor.

Megjithë faktin që telefoni është ende për t’u lansuar zyrtarisht, kjo nuk e pengoi shitësin kinez online, JD.com për të hapur regjistrime për të dhe pothuajse 75,000 njerëz madje e shfrytëzuan mundësinë.

Thashethemet, rrjedhjet dhe zëdhënësit zyrtarë zbuluan shumë detaje gjatë disa ditëve të kaluara kështu që ne kemi një ide të përafërt të asaj që mund të presim më 20 qershor.

Drejtori i OnePlus, Pete Lau tregoi disa fotografi të marra me OnePlus 5. Kompania vetë zbuloi dizajnin e panelit të pasmë ndërkohë GFXBench dhe Geekbench sollën shumicën e specifikave.

Telefoni i ardhshëm pritet të ketë kamera të dyfishtë dhe 8 GB RAM. Çmimi i OnePlus 5 mund të fillojë nga 479 dollarë dhe ngjyra Midnight Black do të jetë një opsion i rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat