Para disa ditësh Samsung prezantoi tre telefona të ri Galaxy J (2017), ndërsa kompania jugkoreane tash na sjell dy modele të reja - Galaxy J7 Pro dhe Galaxy J7 Max.
Telefonat karakterizohen nga shtëpiza e metaltë, dizajni unik, si dhe specifika të ngjashme.
Së bashku me telefonat vjen edhe sistemi i pagesës Samsung Pay Mini, si dhe kamera Social për ndërveprim me aplikacionet – rrjetet shoqërore, transmeton KosovaPress.
Samsung Galaxy J7 Pro ka ekran 5.5 inç (1920 x 1080p) Super AMOLED, procesor 1.6GHz Exynos 7870 me Mali T830 GPU, 3GB RAM, 64GB memorie të brendshme, mbështetje SIM, Android 7.0 Nougat, kamerë 13MP, sensor për skanimin e gishtërinjve dhe bateri 3600mAh.
Samsung Galaxy J7 Max ka ekran 5.7 inç (1920 x 1080p) TFT IPS, procesor 1.6GHz MediaTek Helio P20 (MT6757V) 64-bit, me ARM Mali T880 GPU, 4GB RAM, 32GB memorie të brendshme, mbështetje dual SIM, Android 7.0 Nougat, kamerë 13MP, senzor për skanimin e gishtërinjve dhe bateri 3300mAh.
Galaxy J7 Pro do të gjendet në shitje prej 20 qershorit, me çmim prej rreth 280 dollarësh, derisa Galaxy J7 Max arrin gjatë korrikut me çmim prej rreth 330 dollarësh.