Perla e LG bëhet me version të përmirësuar

Mobile

Perla e LG bëhet me version të përmirësuar

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 16:37
LG

Vetëm tre muaj pasi në treg kishte paraqitur modelin G6, kompania LG vendosi që për këtë model të bëjë disa opsione të softuerit të ri dhe prezantoi versionin e ri me disa specifika më të fuqishme.

Edhe pse LG G6+ i ri nuk ka pësuar ndryshime radikale në krahasim me pararendësin, modeli ka 6GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme.

Pajisja ka ekran 5,7 inç me format 18:9, për herë të parë të përdorur në një telefon të mençur.

G6+ ka dëgjuese B&O, të cilat do të ofrojnë të gjitha mundësitë më të mira të çipit 32-bit Quad DAC.

Sa i përket softuerit G6 dhe G6+ do të kenë disa opsione të reja, përfshirë edhe mundësinë e njohjes së fytyrës, opsioni i quajtur Face Print. Regjimi tash shpenzon më pak bateri dhe tregon paralajmërimin nëse kamera është e mbuluar në momentin e bërjes së fotografisë.

LG për versionin e avancuar ka përgatitur dy ngjyra të reja. Përveç ngjyrës aktuale të zezë, LG G6+ do të jetë i pranishëm edhe në ngjyrën e kaltër dhe të artë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat