Të ardhurat e BlackBerry poshtë pritshmërive, shkak modeli i ri i biznesit

Mobile

Të ardhurat e BlackBerry poshtë pritshmërive, shkak modeli i ri i biznesit

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 08:57
BlackBerry

Aksionet e BlackBerry ranë me 12% pasi kompania tregoi të ardhura poshtë pritshmërive të analistëve. Të ardhurat ranë me 43% në 244 milion dollar nga 264 milion që kishte parashikuar Wall Street-i.

Por pavarësisht kësaj BlackBerry arriti me sukses të gjeneronte fitim prej 2 cent për aksion. Shefi ekzekutiv John Chen është përpjekur të kthejë fatin e kompanisë duke e larguar atë nga biznesi i pajisjeve drejt biznesit të softuerëve për sipërmarrjet.

Të ardhurat nga pajisjet ranë me 76% në 37 milion dollar dhe përbëjnë vetëm 15% të të ardhurave. Softueri dhe shërbimet u rritën me 2% në 169 milion dollar.

Softuerët e kompanisë fokusohen në dy sektorë: softuerë sigurie për sipërmarrjet dhe softuerin QNX për makinat autonome.

Chen tha se Qualcomm dhe Nvidia kanë vendosur të adoptojnë teknologjinë e kompanisë për platformat e tyre të makinave. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat