Vjen telefoni Asus Zenfone 4 Max

Mobile

Vjen telefoni Asus Zenfone 4 Max

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 18:28
Asus Zenfone 4 Max

Telefonat e ngjashëm me modelin e ri Asus Zenfone 4 Max, janë të krijuar për të zgjatur shumë dhe arrijnë me bateri me kapacitet të madh.

Me bateri prej 5000 mAh dhe PowerMaster, telefoni i ri Max mund të zgjasë më shumë se sa shumica e pajisjeve aktuale në treg.

Asus Zenfone 4 Max arrin në dy versione me procesor prej tetë bërthamash Snapdragon 430 dhe Snapdragon 425 me katër bërthamë. Ai vjen me 4GB RAM dhe në variantet prej 16/32/64GB memorie të brendshme, plus microSD për zgjerim.

Telefoni ka kamerë të dyfishtë nga prapa 13MP, ndërsa kamera për selfi është 8MP. Ekrani i pajisjes është 5.5 inç me rezolucion 1080p (IPS), ndërsa sistemi operativ është Android 7.0.

Asus Zenfone 4 Max fillimisht do të dalë në tregun e Rusisë, me çmim prej rreth 205 eurosh për modelin me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme.

Asus ende nuk ka publikuar se kur telefoni do të jetë i pranishëm në tregjet tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat