Moto X4, në shitje për Krishtlindje

Mobile

Moto X4, në shitje për Krishtlindje

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 00:31
Moto X4

Është ende verë, por tregu i smartphone vihet në lëvizje mes gushtit dhe shtatorit.

JO vetëm Apple dhe Samsung, por mes pajisjeve që duan një vend poshtë pemës së Krishtlindjeve është edhe Moto X4 e Motorolës.

Në bazë të zërave që qarkullojnë në rrjet, smartphone i ri i kompanisë amerikane të blerë në 2014 nga kinezët e Lenovos, do të jetë në vitrinë në tremujorin e fundit, në kohën e blerjeve të fundvitit.

Zërat flasin për një pajisje me ekran 5.2 polsh, kasë alumini dhe sistem operativ Android Nougat. Pikë e fortë e tij, përveç raportit të mirë cilësi-çmim është rezistenca ndaj ujit dhe pluhurit bashkë me fotokamerat.

Me sensor për gjurmët dixhitale që njohin dhe veprimet më të thjeshta, duhet të ketë një procesor Qualcomm Snapdragon 630, 4GB Ram e 64 GB memorie, të zgjerueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat