Apple iPhone 8 do të vijë me mbushës 5W

Mobile

Apple iPhone 8 do të vijë me mbushës 5W

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 15:42
Apple iPhone

Pritet që iPhone 8 të prezantohet në shtator dhe deri më tash kemi pasur mjaft informacione për pajisjen e re të kompanisë nga Kupertino.

Të gjitha raportet janë unike rreth detajeve, të cilat sugjerojnë se të tri modelet e reja iPhone do të kenë shtëpizë prej xhami dhe skaje të metalit, për të mbështetur opsionin e mbushjes pa tela, transmeton KosovaPress.

Por, shumë përdorues dëshirojnë edhe opsionin e mbushjes së shpejtë, e cila është e pranishme në numër të madh të telefonave Android. Sipas raportit më të ri të analistit Ming-Chi Kua, iPhone 8 do të ketë mbushësin 5W, me kabllon USB Type-A Lightning.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat