Huawei Mate 10 arrin në tetor

Mobile

Huawei Mate 10 arrin në tetor

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 15:56
Huawei Mate 10

Huawei Mate 10 pritet për disa muaj dhe është koha që të vijnë informacione më të shpeshta për telefonin e radhës së prodhuesit kinez.

Informacionet më të reja sugjerojnë se Huawei Mate 10 do të jetë më i madh, do të ketë ekran 18:9 Full Active të kompanisë JDI, si dhe do të paraqitet në tetor.

Mate 10 do të ketë 10nm HiSilicon Kirin 970 dhe po ashtu pritet performancë e jashtëzakonshme e telefonit.

Burime të afërta me furnizuesin sugjerojnë se Mate 10 do të ketë ekran 6 inç 2160 x 1080p, me raporte 18:9. Një ekran i tillë do të duhet të jenë më të gjatë prej atij që ka pasur Mate 9, por më i ngushtë dhe me pak sipërfaqe të përgjithshme.

Po ashtu, Mate 10 do të mund të ketë dy kamera nga mbrapa me funksione 3D.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat