HTC përgatiti edhe një telefon Edge Sense

Mobile

HTC përgatiti edhe një telefon Edge Sense

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 16:03
HTC

HTC në janar kishte bërë të ditur se për këtë vit planifikon që të publikojë vetëm gjashtë ose shtatë pajisje të reja, pasi që dëshiron të fokusohet në kualitet.

Kompania tashmë ka publikuar modelet U Ultra dhe U Play, të cilët pasuan modelin premium HTC U11.

Duket se kompania tajvaneze është e gatshme të publikojë edhe një telefon. Sipas raportimeve, HTC po punon në pajisjen e re me emrin kodues Ocean Life. 

Telefoni nga segmenti i mesëm do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 660 dhe ekran 5.2 inç me rezolucion 1080p. Telefoni i ri HTC do të ketë funksionin Edge Sens dhe USonic, që sugjeron se do të mungojë lidhja 3.5mm për dëgjuese. Telefoni do të jetë ndër të parët me mbështetjen Bluetooth 5.0.

HTC Ocean Life do të ketë kamerë 16MP në anën e pasme dhe të përparme. Pajisja do të ketë bateri 2600mAh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat