Samsung përgatit versionin mini-Galaxy S8

Mobile

Samsung përgatit versionin mini-Galaxy S8

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 17:03
Samsung

Samsung thuhet se është duke përgatitur që të prezantojë versionin më të vogël dhe më të lirë të Galaxy S8.

Versioni mini pritet të ketë ekran 5,3 inç, i cili do të jetë i thjeshtë për përdorim me një dorë.

S8 është tash njëri nga telefonat më atraktivë në tregjet botërore dhe versioni i tij mini do të ketë të gjitha kualitetet e tij, në një dimension më të vogël.

Do të ketë kamerë prej 12MP dhe teknologji të skanimit.

Pajisja do të ketë procesor Snapdragon 821, 4GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme, por me mundësi të zgjerimit përmes kartelës microSD.  Kompania ende nuk ka konfirmuar, por edhe nuk ka hedhur poshtë pohimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat