“Samsung Galaxy S8”-ta, telefoni i së ardhmes

Mobile

“Samsung Galaxy S8”-ta, telefoni i së ardhmes

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 15:59
Samsung Galaxy S8

Pas problemeve që pllakosen kompaninë me Note 7-ën, Samsung kishte nevojë më shumë se kurrë më parë për një telefon lider në industrinë e telefonëve inteligjentë. Por a është ky telefoni që kompania ka nevojë?

Mesa duket po. Galaxy S8-ta është një prej hapave përpara më të rëndësishëm në dizajn dhe ekran.

S8-ta ka ekran të lakuar, ashtu si modeli i vitit të kaluar, por skajet janë më të holla, 9 mm në krye dhe 7 mm në fund. Ekrani zë 83% të hapësirës së panelit ballor të telefonit.

Ekrani 5.8 inç QuadHD+ “Infinity” sjell eksperiencën më të mirë që mund të prisni nga një ekran telefoni.

Trupi i S8-ës është më i ngushtë, vetëm 68.1 mm i gjërë ose e thënë ndryshe 9.8mm më i ngushtë sesa iPhone 7 Plus dhe 7.6 mm sesa Google Pixel XL.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat