Nokia u rikthehet lenteve Carl Zeiss

Mobile

Nokia u rikthehet lenteve Carl Zeiss

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 13:34
Nokia Carl Zeiss

Në epokën kur të gjitha pajisjet duken thuajse identike, çfarë kërkojnë konsumatorët nga telefoni i tyre inteligjent?

Pjesa më e madhe e njerëzve do të përgjigjeshin; një kamera më të fuqishme dhe më të pastër.

E për t’iu përgjigjur kërkesës së tregut, “HMD Global”, kompania që ka marrë patentën e Nokias nga gjiganti finlandez i teknologjisë, nënshkroi një marrëveshje me kompaninë e prodhimit të lenteve, “Carl Zeiss”.

Ky është partneriteti i radhës i HMD, që synon të ringjallë edhe njëherë markën që dikur dominonte me mbi 70 përqind tregun e telefonisë celulare në botë.

Lentet dhe ekspertiza e “Zeiss” do të ofrohen në të gjithë telefonat inteligjentë Nokia të së ardhmes, megjithëse në asnjërin prej produkteve N3, N5 dhe N6, që të gjithë me sistem Android që dalin në shitje muajin e ardhshëm, këto lente nuk janë të pranishme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat