HMD Global përgatit tre telefona të ri Nokia

Mobile

HMD Global përgatit tre telefona të ri Nokia

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 19:21
Nokia

HMD Global tash për tash është duke punuar shumë mirë në ngritjen e brendit Nokia, me prodhimin e telefonave, të cilët janë interesant.

Nokia 6 përfundimisht ka nisur të arrijë në shumë tregje, ndërsa kompania në arsenalin e vet ka edhe modelet Nokia 3 dhe Nokia 5. Megjithatë, sipas raporteve më të reja, në përgatitje janë edhe disa telefona të ri Nokia.

Android Headlines raporton se kompania HMD Global kohë më parë kishte përmendur telefonat që janë në ardhje e sipër. Sipas informacioneve, gjatë muajve të ardhshëm pritet ardhja e modeleve Nokia 2, Nokia 7 dhe Nokia 8.

Këtyre telefonave, në çdo moment, pritet t’iu bashkëngjitet edhe Nokia 9, për të cilën më herët janë dëgjuar mjaft informacione. Telefonat pritet të jenë të segmentit të mesëm me procesor Snapdragon 835 dhe 4GB RAM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat