Huawei shet një milion telefona Honor 9 për 28 ditë

Mobile

Huawei shet një milion telefona Honor 9 për 28 ditë

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 19:34
Honor

Nënbrendi i Huawei, Honor kishte prezantuar telefonin e tij Honor 9 gjatë mesit të qershorit në Kinë.

Kah fundi i muajit të kaluar pajisja kishte arritur edhe në Evropë. Tash, 28 ditë pas nisjes së shitjes së telefonit Honor 9, kompania njoftoi se telefoni i mençur është shitur tashmë në një milion njësi.

Megjithatë, suksesi i Honor 9 po ashtu nënkupton se tash kanë mungesë të telefonave, pasi që Honor nuk ka pritur shitje kaq të mirë. Ndryshe, pararendësit të tij, Honor 8 i janë dashur rreth dy muaj që të shitet në 1,5 milion njësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat