Sot përfundon mbështetja kryesore për Windows Phone 8.1

Mobile

Sot përfundon mbështetja kryesore për Windows Phone 8.1

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 13:10
Windows Phone 8.1

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Microsoft është duke punuar në pajisjen Windows 10 Mobile.

Nga ana tjetër, kompania ka ndërprerë mbështetjen kryesore për versionin më të popullarizuar Windows në pajisjet mobile - Windows Phone 8.1. Platforma edhe më tej mbetet mjaft e popullarizuar dhe sipas disa parashikimeve, mbi 70 për qind e përdoruesve të Windows Phone ka këtë version të sistemit operativ mobil.

Nëse jeni në mesin e atyre që ende përdoroni versionin e vjetruar të sistemit operativ të mobilit të Microsoft, verifikojeni nëse pajisja juaj është e përshtatshme për përditësim në Windows 10 Mobile. Nëse jo, bëhuni gati në atë se nuk do të merrni më azhurnime të perfomancave dhe sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat