Falimenton prodhuesi Britanik i telefonëve luksozë Vertu

Mobile

Falimenton prodhuesi Britanik i telefonëve luksozë Vertu

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 22:11
Vertu

Kompania Britanike e cila prodhonte telefonë luksozë me vlerë mijëra dollarëshe është pranë likuidimit ndërsa plani për shpëtimin e saj dështoi.

Vertu shquhej për telefonët luksozë prej materialesh të çmuara, megjithatë vështirësitë financiare pezulluan plotësisht aktivitetin e kompanisë muajt e fundit.

Falimentimi i saj do të kushtojë 200 vende pune. Telefonët Vertu fillonin nga 11,100 paund deri në 39,100 paund.

Në Mars kompania u shit nga pronari Kinez tek azilanti turk Hakan Uzan. U raportua se ai do të paguante 1,9 milion paund për të nxjerrë kompaninë nga administrimi por u përball me një defiçit prej 128 milion paund.

Uzan do të ruajë markën, teknologjinë dhe licensat e Vertu. Kompania u themelua në 1998 nga Nokia dhe u shit në 2012-ën. Një vit më pas kaloi nga Nokia Symbian në Google Android. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat