Apple ka probleme me iPhone 8

Mobile

Apple ka probleme me iPhone 8

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 16:23
Apple

Kompania Apple është raportuar se po planifikon tri modele të reja iPhone më vonë gjatë këtij viti, por njëri prej tyre duket se do të paraqesë problem.

Raportet më të reja sugjerojnë se lansimi i iPhone 8, emri jo zyrtar i përdorur për të përshkruar telefonin e ardhshëm të mençur të Apple, mund të shtyhet.

Raportet sugjerojnë se kompania është duke u përballur me probleme në zinxhirin e furnizimit dhe teknikës, për shkak të integrimit të skanerit të gishtërinjve në ekran.

Gjatë gjithë kohës, Apple kishte thënë se do të ketë presion mbi furnizuesit e saj dhe punonjësit që të telefoni të dalë në treg me kohë, në muajin shtator.

Analisti i KeyBank Capital Markets, Andy Hargreaves u ka thënë investuesve kësaj jave se sensori për gishtërinj nuk është duke punuar si duhet dhe partnerët furnizues të Apple po punojnë në zgjidhjen e këtij problemi.

Ai tha se Apple dhe furnizuesit e saj kanë vetëm edhe disa javë për të rregulluar problemin, ose do të përballen me shtyrjen e lansimit të pajisjes.

Por, analistët Wamsi Mohan dhe Stefano Pascale thonë se iPhone 8 mund të shtyhet për tri deri në katër javë, ndërkohë që Apple mund të përballet me opsionin për largimin e sensorit për gishtërinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat