Nokia 8 me ekran 5.3 inç dhe Snapdragon 835 debuton më 31 Gusht

Mobile

Nokia 8 me ekran 5.3 inç dhe Snapdragon 835 debuton më 31 Gusht

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 23:04
Nokia 8

HMD Global, kompania finlandeze e cila ka licencën e prodhimit të telefonëve Nokia, pak ditë më parë zbuloi partneritetin me Zeiss Optics.

Marka e Zeiss do të rikthehet së shpejti në telefonët Nokia dhe i pari do të jetë Nokia 8 që do të ketë kamerat e prodhuesit Gjerman.

Telefoni pritet të debutojë më 31 Korrik me dy kamera 13 megapiksel nga Carl Zeiss. Duke lënë mënjëanë kamerën e telefonit, sipas @evleaks, telefoni do të ketë ekran 5.3 inç me rezolucion 2560×1440, procesor Snapdragon 835, 4 ose 6GB RAM, 64GB memorje të brendshme dhe modele me dy karta.

VentureBeat ka një foto ku shfaqet telefoni në ngjyrë blu i cili gjithashtu do të ofrohet në dy variante të tjera: artë dhe argjendtë.

Nisur nga specifikat ky mund të jetë telefoni më i mirë i kompanisë dhe padyshim do të ketë Android 7.1.1 Nougat të pastër.

Nga fotoja shohim se HMD nuk do të ndjekë shembullin e Samsung dhe Apple me një flagship pa skaje dhe pa butonë. Përkundrazi fotoja tregon skaje të zmadhuara dhe një buton qendror fizikë dhe dy kapacitivë.

Edhe pse Nokia 8 do të ketë kamerat Carl Zeiss, nuk do të ketë të njëjtin sistem të zhvilluar nga inxhinierët e saj të quajtur “Pure View.” /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat