Xiaomi Mi Max 2 do të kushtojë 229 euro

Mobile

Xiaomi Mi Max 2 do të kushtojë 229 euro

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 11:17
Xiaomi Mi Max 2

Xiaomi ka lansuar Mi Max 2 në Indi. Telefoni ka çmim prej 229 eurove dhe do të jetë i disponueshëm në internet dhe offline në të njëjtën kohë, që nga 27 korriku. Si pjesë e festimit të trevjetorit, telefoni do të jetë i disponueshëm edhe në Mi Home dhe mi.com më 20 dhe 21 korrik.

Mi Max 2 është pasardhësi i Mi Max i vitit të kaluar dhe ka të njëjtën ekran të madh prej 6.44 inç, por tani në një dizajn të ri alumini të plotë unibody. Ai gjithashtu shkon me procesorin më të ri Qualcomm Snapdragon 625 dhe do të jetë në dispozicion me 4GB RAM dhe 64GB magazinim.

Kamera është përmirësuar dhe tani ka sensorin më të fundit 12 megapiksel Sony IMX386 në pjesën e pasme me performancë më të mirë të dritës dhe dinamikës. Mi Max 2 gjithashtu përfshin altoparlantë stereo për dëgjim të përmirësuar.

Së fundmi, Mi Max 2 përfshin një bateri akoma më të madhe 5300mAh dhe tani gjithashtu mbështet Quick Charge 3.0 për ngarkim më të shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat