Meizu Pro 7 del më 26 korrik

Mobile

Meizu Pro 7 del më 26 korrik

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 10:04
Meizu Pro 7

Më 26 korrik do të prezantohet Pro 7, smartphone i ri i kompanisë kineze Meizu.

E veçantë e pajisjes, fotot e të cilit janë publikuar në ditët e kaluara, është në fakt ekrani i dytë vertikal, i dimensioneve të vogla, i integruar në anën e majtë të pjesës së pasme, poshte dy fotokamerave.

Në ndryshim nga YotaPhone, smartphone rus me një ekran pas e-ink, pra bojë elektronike si lexuesit e-book, ekrani i dytë i Pro 7 do të jetë LCD me ngjyra do të ketë më pak se një të katërtën e telefonit. Ai mund të shërbejë për të treguar informacione shtesë, datën dhe orën, ose ndoshta si ekran për të bërë selfie me kamerën e pasme.

Sipas thashethemeve, Pro 7 duhet të ketë ekranin kryesor prej 5.2 polsh, fotokamera të pasme të dyfishtë prej 12 megapiksel, si dhe sensor frontal prej 16 megapiksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat