Rrjedhin specifikat e Meizu Pro 7, para lansimit zyrtar

Mobile

Rrjedhin specifikat e Meizu Pro 7, para lansimit zyrtar

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 15:41
Meizu Pro 7

Më herët gjat ditës së sotshme një rrjedhje e re nga Kina me sa duket na tregoi një fletëpalosje me specifikat e plota të Meizu Pro 7. Dhe tani është koha që Pro 7 Plus të marrë trajtimin e saktë të njëjtë, siç mund ta shihni nga imazhi i rrjedhur më poshtë.

Të dy pajisjet do të bëhen zyrtare në një ngjarje nesër, kështu që këto shumë lehtë mund të jenë postera zyrtarë të përgatitur nga kompania kineze përpara kësaj. Sipas fletës spekulative, Meizu Pro 7 Plus do të ketë një ekran QHD me 5.7 inç dhe do të mundësohet nga Helio X30 nga MediaTek.

Në anën e pasme do të gjendet një ekran dytësor 1,9 inç, nën një konfigurim të dyfishtë 12 MP kamerash. Kamera selfie do të ketë rezolucion prej 16 MP dhe pajisja do të punojë me Android 7.0 Nougat dhe me Flyme OS 6 të Meizu në krye. 25W mCharge e kompanisë do të sigurojë mbushje të shpejtë të baterive me 5V / 5A nga mbushësi zyrtar.

Pro 7 Plus është thënë se ka për të ardhur me 6GB RAM, 2 më shumë se pajisja më e vogël. Të gjitha detajet e tjera për këto aparate do të zbulohen në më pak se 24 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat