E mbani celularin në xhep? Mos e bëni më!

Mobile

E mbani celularin në xhep? Mos e bëni më!

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 18:58
Ilustrim

Celulari është bërë “mjet” i pazëvendësueshëm për njeriun modern dhe pa të për shumicën jeta është thjeshtë e paparashikuar, por mjekët e organizatës ruse “Liga kombëtare e shëndetësisë” paralajmërojnë se këto pajisje janë të rrezikshme për sistemin nervor.

Në shënjestër janë kryesisht sistemi nervorë, por edhe ai endokrin dhe reproduktiv i përdoruesit” ka theksuar për gazetën “Izvestija” Nikolaj Kononov, nënkryetarë i organizatës shoqërore “Liga kombëtare e shëndetësisë”.

Rreziku fshihet në atë se efekti biologjik i fushës elektromagnetike akumulohet ashtuqë krijohen pasoja të mëvonshme, mes të cilave janë zhvillimi i proceseve degjenerative të sistemit të mesëm nervorë, por edhe leukemia apo kanceri i trurit, si dhe sëmundjet hormonale.

Valët elektromagnetike janë posaçërisht të rrezikshme për fëmijët dhe shtatzënat në fazë të vonshme të shtatzënisë, për këtë shkak nënave të ardhshme i këshillohet që t’i shkurtojnë bisedat me celularë sa më shumë që është e mundur.

“Ne megjithatë nuk po e ndalojmë përdorimin e celularit, por këshillojmë një kujdes të arsyeshëm, sepse 70% të rrezatimit elektromagnetik banorët e marrin kryesisht nga telefonatat me celularë. Studimet e shumta dëshmojnë se organizmi i njeriut reagon ndaj këtyre rrezatimeve, edhe pse këto reagime akoma nuk janë zbuluar hollësisht, askush nuk kundërshton se gjatë përdorimit të celularit nevojitet kulturë përdorimi”, thot Kononov.

Ekspertët e “Ligës kombëtare të shëndetësisë” tregojnë se janë më të sigurta bisedat e shkurta dhe për këtë këshillohen pesë biseda nga një minutë, se sa njëherësh, por pesë minuta. Intervali mes thirrjeve duhet të jetë më së paku 15 minuta.

Ekspertët rus na përkujtojnë se, përveç kësaj, niveli i rrezatimit elektromagnetik ulet sipas diferencës kohore, për këtë këshillojnë përdorimin e shtojcës “hands free”.

Ata këshillojnë, gjithashtu, që celulari të merret dhe mbështetet në kokë vetëm pas hapjes së linjës, sepse rrezatimet elektromagnetike janë më të mëdha gjatë kërkimit të numrit.

Ata po përsërisin edhe porositë e mëhershme që celularët të mbahen sa më larg organeve vitale, për shembull në çantë dore apo shpine, e kurrsesi në xhep.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat