Rrjedhin detaje të reja për telefonin Xiaomi Mi 6C

Mobile

Rrjedhin detaje të reja për telefonin Xiaomi Mi 6C

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 12:45
Xiaomi Mi 6C

Xiaomi Mi 6C serish është paraqitur, ndërsa kësaj radhe kanë rrjedhë më shumë detaje.

Versioni i Mi 6 të segmentit të mesëm pritet të jetë i pranishëm në modelet 4GB/64GB dhe 6GB/128GB.

Telefoni ka shtëpizë alumini dhe është për 0,2mm më i trashë se sa modeli Mi 6. Pajisja ka dy kamera të pasme 12MP + 5MP, ndërsa kamera kryesore përdor sensorin  Sony IMX386.

Xiaomi Mi 6C do të përdorë procesorin Surge S2: 4x Cortex-A73 (2.2GHz) + Cortex-A53 (1.8GHz), Mali-G71MP12 (830MHz).

Telefoni në treg pritet të vijë shumë shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat