Zbulohen specifikat përfundimtare të Galaxy Note8

Mobile

Zbulohen specifikat përfundimtare të Galaxy Note8

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 13:31
Galaxy Note8

Samsung do të prezantojë zyrtarisht telefonin Galaxy Note8 më 23 gusht. Tash kanë arritur edhe specifikat “përfundimtare” të telefonit, të cilat na i sjell Evan Blass, i njohur si @evleaks.

Dizajni i modelit Note8 do të jetë i ngjashëm me atë të telefonit Galaxy S8+, por nuk është identik.

Note 8 ka ekran 6.3 inç me rezolucion 2960 x 1440p dhe dimensione 162,5 x 74,6 x 8,5 mm. Telefoni ka certifikatën IP68, bateri 3300mAh dhe vjen me mbështetje për mbushje të shpejtë. 

Porti USB Type-C, po ashtu, është i implementuar. Samsung Galaxy Note8 do të ketë procesor Exynos 8895 SoC për treg global, përkatësisht Snapdragon 835 për Amerikë. Përveç kësaj, ai arrin edhe me 6GB RAM dhe 64GB hapësirë për ruajtje.

Në anën e pasme ka dy kamera me sensor 12MP, me kënd të gjerë f/1.7 dhe autofokus dual-pixel, si dhe telefoto me blend të hapur f/2.4 dhe zoom 2x të fiksuar. Kamera e përparme ka 8MP.

Telefoni do të jetë i pranishëm në versionet Midnight Black dhe Maple Gold gjatë shtatorit, pas të cilëve do të arrijnë edhe variantet Orchid Grey dhe Deep Sea Blue.

Çmimi i Samsung Galaxy Note8 për Evropë do të kushtojë 999 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat