Mësohet çmimi i Soft Gold OnePlus 5

Mobile

Mësohet çmimi i Soft Gold OnePlus 5

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 11:12
Ilustrim

Telefoni OnePlus 5 premium është prezantuar në qershor dhe tash kompania kineze paralajmëron se së shpejti do të publikojë edhe edicionin e pajisjes Soft Gold.

Versioni Soft Gold i telefonit OnePlus 5 do të jetë i pranishëm në vetëm një konfigurim - me 6GB RAM dhe 64GB hapësirë për ruajtje.

Konfiguracioni me 8GB RAM dhe 128GB hapësirë për ruajtje është i rezervuar për modelet Midnight Black dhe Slate Gray.

Soft Gold OnePlus 5 do të jetë i pranishëm përmes ueb sajtit OnePlus në sasi të limituara, me çmim prej 479 dollarësh.

Përveç ngjyrës, karakteristikat tjera janë identike me telefonin origjinal OnePlus 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat